Basketboll

ISMAILI: JEMI TË GATSHËM 100% PËR SUPERKUPË

Sfida e dytë çerekfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll, do të zhvillohet sot ndërmjet, Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Bardhekaltrit në Superkupë do të luajnë vetëm me basketbollistë vendorë, me shpresë se do të paraqiten sa më mirë në këtë garë shumë të rëndësishme.

Prishtina është skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, ndërkohë Vëllaznimi edicionin e kaluar ishte shpallur kampion i Ligës së Parë dhe është inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës.

Basketbollisti i talentuar i Prishtinës, Meriton Ismaili ka thënë se janë 100 % të gatshëm për Superkupë. “Këtë edicion ja kemi filluar me të gjithë lojtarët vendorë dhe kemi filluar përgatitjet me intensitet shumë të lartë. Për Superkupë jemi 100 % të gatshëm dhe do të japim maksimumin tonë. Shpresojmë se do të kemi paraqitje sa më të mirë si në Superkupë, po ashtu edhe në Superligën e Kosovës në basketboll”, deklaroi Ismaili për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e sfidës Rahoveci-Trepça.

Komentet janë të mbyllura.