PRISHTINA MPOSHT VËLLAZNIMIN, MËSOHET ÇIFTI I PARË GJYSMËFINAL I SUPERKUPËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka mposhtur më lehtë se që është pritur, Vëllaznimin e Gjakovës në çerekfinale të Superkupës së Kosovës.
Kryeqytetasit kanë triumfuar ndaj gjakovarëve me rezultat tejet të thellë prej, 88-66, duke kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, ku do të ndeshen me Rahovecin. E Vëllaznimi sonte ishte i përgjysmuar, pa dy transfere të huaja dhe kapitenin, Driton Rraci i lënduar.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, nuk është se kishte ndonjë histori interesante, për faktin se Prishtina nga fillimi e deri në fund e kishte avantazhin në anën e vet dhe në fund, arriti fitore të merituar me rezultat, 88-66.
Të gjithë lojtarët e Prishtinës shënuan pikë në këtë takim, përpos të riut Eliot Peci. Ndërsa më të dalluarit ishin: Dion Haxhosaj me 21 pikë e 12 kërcime, Fisnik Rugova me 16 pikë dhe Arian Qallaku me 11 sosh.
Tek Vëllaznimi më i dalluari ishte, përforcimi i ri amerikan, Chris Hortman që shkëlqeu me double, double 32 pikë, 13 kërcime e 3 asiste, por u dallua edhe Bujar Qeku me 11 pikë.
Me këtë fitore, Prishtina u kualifikua në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, ku do të ndeshet me Rahovecin, kjo ndeshje luhet të premtën e për orën e saktë, ju njoftojmë më vonë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.