RRACI: SHPRESOJMË NË PARAQITJE SA MË POZITIVE
Sfida e dytë çerekfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet sot ndërmjet, Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Vëllaznimi edicionin e kaluar ishte shpallur kampion i Ligës së Parë dhe është inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës e sivjet do të luaj për stabilitet në të gjitha garat.
Kapiteni i gjakovarëve, Driton Rraci theksoi se janë duke u komponuar sa më mirë për këtë garë.
“Kemi filluar përgatitjet para dy javësh me trajnerin e ri dhe me një pjesë të përforcimeve, kurse në ditët në vijim pritet të na bashkangjiten edhe lojtarët tjerë e të komponohemi sa më mirë. Shpresojmë në paraqitje pozitive”, theksoi Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.
Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e sfidës Rahoveci-Trepça.
Komentet janë të mbyllura.