BASHKIMI MPOSHT PEJËN, GJYSMËFINALE PRIZRENASE NË SUPERKUPË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, stinorin e ri në basketbollin e Kosovës.
Prizrenasit kanë triumfuar ndaj Pejës me rezultat tejet të thellë, 79-105. dhe kështu janë kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës.
Ndeshja nisi me shumë kujdes nga të dyja ekipet që e mbyllën çerekun e parë baraz, 21-21, ndërsa në të dytin Peja ishte diç më e mirë dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me 5 pikë dallim, 48-43. Por rikthimi i madh i Bashkimit dhe erdhi në pjesën e dytë, që fillimisht e barazoi dhe e mori rezultatin në kontroll dhe mbylli çerekun e tretë, me 4 pikë diferencë. Ndërsa fitoren e madhe, ekipi portokallinjë e vulosi në periodën e fundit, duke shpërthyer e gjithë skuadra dhe fitorja në fund erdhi me plotë meritë.
Nikola Vucevic ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim për Bashkimin, duke realizuar plotë 34 pikë, por me pikë dyshifrore u dalluan edhe Shaq Carter me 26, Sean Hoehn me 18 dhe Musab Mala me 17 sosh.
Tek Peja s’mjaftuan për fitore, Robert Cartwright me 24 pikë, Drilon Hajrizi me 22 pikë dhe Sedin Karavdic me 10 sosh.
Me këtë fitore, Bashkimi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku do të ndeshet me rivalin lokal, Ponte Prizreni.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.