Basketboll

DEBUTIM I ZBEHTË PËR TRESHEN E HUAJ TË PEJËS!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës, sonte pësoi në çerekfinale të Superkupës së Kosovës nga Bashkimi i Prizrenit dhe u eliminua nga gara.

Por cili ishte kontributi në debutim i tre lojtarëve të huaj, që Peja i transferoi për këtë sezon?

Cartwright, Karavdic dhe Kuljuhovic së bashku në ndeshjen e parë me Pejën shënuan, 40 pikë, 14 kërcime dhe 8 asiste, një paraqitje e zbehtë e tyre me përjashtim të Robert Cartwright që kishte performancë të mirë, sidomos në pjesën e parë.

Plejmejkeri Cartwright, luajti me 24 pikë, 8 asiste, 3 kërcime dhe 1 vjedhje topi.

Alo-qendra Sedin Karavdic, shënoi 10 pikë e 7 kërcime.

Ndërsa qendra, Amel Kuljuhovic pati 6 pikë, 4 kërcime e 1 bllokadë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.