Basketboll

HAJDARI: SHPRESOJ DHE BESOJ QË SUPERKUPA TË MBETET NË PRIZREN

Njëra nga ndeshjet më interesante çerekfinale në Reload Superkupën e Kosovës në basketboll është ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Dy skuadrat kanë filluar përgatitjet që disa javë dhe janë të gatshëm për turneun e Reload Superkupës.

Edhe Ponte Prizreni ka synime të mëdha. Basketbollisti i dalluar, Arti Hajdari, nënvizoi se, janë mobilizuar maksimalisht. “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Tani kemi hyrë në javën e katërt të përgatitjeve dhe jemi mobilizuar si ekip, andaj edhe presim të tregojmë lojëra të mira në Superkupë. Shpresoj që Superkupa do të mbetet në Prizren. Gjithashtu me përgatitjet që kemi bërë, besojmë se do të kemi një paraqitje sa më të mirë në edicionin e ri në elitën e basketbollit”, deklaroi Hajdari për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Peja-Bashkimi.

Komentet janë të mbyllura.