Basketboll

HAJRIZI: KEMI EKIP TË FORTË, BESOJ SE DO TA FITOJMË SUPERKUPËN

Peja dhe Bashkimi janë rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës dhe sa herë janë takuar këto dy skuadra kanë dhuruar emocione të mëdha. Kështu pritet edhe të enjten në sfidën e tyre çerekfinale.

Për Pejën, Reload Superkupa do të jetë një mundësi e mirë të shohin se sa janë përgatitur për edicionin e ri.

Kapiteni i Pejës, Drilon Hajrizi, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve dhe edicionin e ri. “Përgatitur janë duke shkuar shumë mirë. Ekipi është kompletuar pak vonë, po me seriozitet në punë, angazhim maksimal prej lojtarëve po mundohemi të kompensojmë kohën e humbur. Superkupa është një turne i mirë për të gjitha skuadrat të shohin gjendjen. Ne do të futemi për të fituar, por pa presion. Gjithsesi kemi ekip për të ngadhënjyer dhe shpresoj pa lëndime”, tha Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale e pret fituesin e sfidës Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni.

Komentet janë të mbyllura.