Basketboll

KARANEZI: DO E JAPIM MAKSIMUMIN, QË TA SJELLIM TROFEUN NË PRIZREN

Peja dhe Bashkimi janë rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës dhe sa herë janë takuar këto dy skuadra kanë dhuruar emocione të mëdha. Kështu pritet edhe sonte në sfidën e tyre çerekfinale e vlefshme për Superkupë.

Basketbollisti i Bashkimit, Ujkan Karanezi ka thënë se atmosfera në skuadrën prizrenase është shumë e mirë dhe shton optimizmin.

Përgatitjet deri më tani kanë shkuar shumë mirë, pasi të them të drejtëm kishim uri për basketboll dhe mezi po prisnim të fillonim. Edhe pse pandemia e bëri të veten, ne do të bëjmë maksimumin që të japim gjithçka prej vetes, dhe pse jo të mos fitojmë edhe Superkupën. Në ekip po mbretëron atmosferë e mirë. Ne nuk do të ndalemi dhe shpresojmë të kemi një edicion sa më pozitiv. Shpresoj që sa më shpejtë do të rikthehen edhe tifozët në tribuna sepse na mungojnë shumë. Falënderojmë shumë FBK-në që asnjëherë nuk është ndalur me punë dhe përkrahje të madhe për përkrahje ndaj neve si basketbollistë”, është shprehur Karanezi për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale e pret fituesin e sfidës Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni.

Komentet janë të mbyllura.