PONTE PRIZRENI ARRIN PËR HERË TË PARË, GJYSMËFINALEN E SUPERKUPËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka arritur gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës, për herë të parë në histori të skuadrës.
Prizrenasit e kanë mposhtur Golden Eagle Yllin në çerekfinale të Superkupës me rezultatin final të ndeshjes, 93-103 dhe kështu kanë arritur fitore shumë të vlefshme në luftë për këtë trofe.
Qysh në periodën e parë, skuadra e prirë nga Arbnor Rifati e mori kontrollin e ndeshjes, duke e mbyllur atë me 5 pikë diferencë, 23-28. Ndërsa epërsia e prizrenasve vazhdoi të thellohet edhe në atë të dytë e në anën tjetër një skuadër të Yllit, pa vizion të lojës, pjesa e parë e ndeshjes përfundoi, 44-58.
Loja e mirë e Prizrenit, vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku rezultati vetëm sa rritej në të mirë të tyre dhe edhe kjo periodë e tyre u mbyll me rezultat të thellë, 62-85. Në periodën e fundit, skuadra e Yllit paksa u ngjallë, duke e fituar çerekun me rezultat, 31-18, por jo mjaftueshëm sa për ta fituar ndeshjen dhe në fund, prizrenasit ju gëzuan fitores me 10 pikë dallim, 93-103.
Komplet pesëshja e parë e Ponte Prizrenit arriti pikë dyshifrore në këtë sfidë: Arti Hajdari(27), Ty Nichols(25), Josh Martin me double-double, 19 pikë e 17 kërcime, Justin Jones me 17 pikë dhe Urim Zenelaj me double-double poashtu, 10 pikë e 14 kërcime.
Tek Ylli s’mjaftuan për fitore, Cody John me 15 pikë, Samir Zekiqi me 19 pikë e Valon Bunjaku me 15 sosh.
Me këtë triumf të madh, Ponte Prizreni kualifikohet në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, atje ku do të takohet me fituesin e ndeshjes, Peja-Bashkimi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.