SI DEBUTUAN TRANSFERET E BASHKIMIT?
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit u kualifikua sonte në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës me fitore ndaj Pejës dhe tash takohet me Ponte Prizrenin në fazën para-finale.
Por cili ishte kontributi në debutim i tre lojtarëve të huaj, që Bashkimi i transferoi për këtë sezon?
Vucevic, Carter dhe Hoehn së bashku në ndeshjen e parë me Pejën shënuan, 78 pikë, 20 kërcime dhe 12 asiste dhe me këtë mund të thuhet, se ishte një paraqitje premtuese dhe tejet e mirë e tyre.
Plejmejkeri, Nikola Vucevic realizoi plotë 34 pikë, pati 4 asiste, por edhe plotë 7 vjedhje topash.
Qendra, Shaq Carter luajti me double, double, 26 pikë, 14 kërcime dhe 1 asist.
Ndërsa, shuteri Sean Hoehn shënoi 18 pikë, 7 asiste, por pati edhe 6 kërcime.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.