ZEKIQI: SYNIMI YNË ËSHTË TA FITOJMË SUPERKUPËN
Njëra nga ndeshjet më interesante çerekfinale në Reload Superkupën e Kosovës në basketboll është ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.
Dy skuadrat kanë filluar përgatitjet që disa javë dhe janë të gatshëm për turneun e Reload Superkupës.
Basketbollisti i dalluar i Yllit, Samir Zekiqi ka folur për përgatitjet dhe Superkupën e Kosovës. “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Normalisht që ishte një kohë e shkurtuar për të gjithë, por jemi duke bërë më të mirën që të luftojmë për trofeun e Superkupës dhe të vazhdojmë me angazhim dhe punë të mirë gjatë edicionit të ri në elitën e basketbollit të Kosovës. Shpresojmë se do të kemi paraqitje sa më të mira në edicionin e ri”, deklaroi Zekiqi për faqen zyrtare të FBK-së.
Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Peja-Bashkimi.
Komentet janë të mbyllura.