PRISHTINA NË FINALE TË SUPERKUPËS SË KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës ka arritur në finale të Superkupës së Kosovës. duke mposhtur në gjysmëfinale ekipin e Rahovecit.
Kryeqytetasit kanë arritur të triumfojnë në gjysmëfinale, ndaj ekipit të Rahovecit me rezultatin final të ndeshjes, 84-89.
Sa i përket historikut të ndeshjes, përgjatë tërë kohës ishte shumë interesante. Me Rahovecin që e nisi më mirë ndeshjen dhe e mbylli çerekun e parë ngushtë, 25-24. Por kundërpërgjigjja e Prishtinës erdhi shpejtë me lojë të mirë dhe në çerekun e dytë, riktheu gjithçka në favorin e vet, duke e mbyllur pjesën e parë me 10 pikë avantazh, 39-49.
Në pjesën e dytë, Rahoveci hyri më i motivuar dhe falë lojës së mirë të skuadrës, arriti ta fitojë çerekun e tretë(19-12), por jo edhe të kalojë në epërsi, kjo bëri që perioda e tretë e ndeshjes të mbyllet ngushtë, 58-61 në favor të Prishtinës. Perioda e fundit e ndeshjes, ishte më interesantja e ndeshjes, për faktin se Rahoveci arriti ta fitojë ngushtë, 15-12 dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime, 73-73. Por në 5 minutat e ‘zorit’ skuadra e Prishtinës, arriti ta menagjojë mirë ndeshjen dhe me meritë korri fitore në fund me rezultat, 84-89.
Në fakt, vetëm tre lojtarë arritën pikë dyshifrore dhe të tre arritën double-double në triumfin e Prishtinës sonte: Arian Qallaku me 29 pikë, 10 kërcime e 5 asiste, Altin Morina me 17 pikë e 7 kërcime, si dhe Fisnik Rugova me 15 pikë, 14 kërcime e 4 asiste. Afër pikëve dyshifrore ishin edhe Atik Koshi(8) e Edmond Azemi(7).
Tek Rahoveci s’mjaftuan për triumf, Marvin Jones me 32 pikë e as Isaiah Traylor me 26 pikë e 8 kërcime.
Me këtë triumf, Prishtina arriti në finale të Superkupës së Kosovës, ku do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales, Bashkimi-Ponte Prizreni.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.