Basketboll

VESELI: KOHA E SHKURTË E PËRGATITJEVE DHE LODHJA NDIKUAN NË HUMBJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Rahovecit, Alban Veseli e ka komentuar disfatën e skuadrës së tij nga Prishtina në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
 
Në një prononcim për AsistiOnline.com, Veseli pas ndeshjes tha se skuadra e tij pësoi nga Prishtina, shkaku i kohës së shkurtër për përgatitje, por edhe nga lodhja e skuadrës.
 
Mendoj se treguam lojë të mirë, por koha e shkurtër e përgatitjeve dhe edhe lodhja nga ndeshja e dytë me radhë në këtë garë, ndikuan direkt tek ne. Megjithatë treguam karakter dhe treguam se në kampionat do të jemi ‘arrë’ e fortë për çdo ekip. Do të japim maksimumin që ti gëzojmë ‘vreshtarët’ me fitore”, tha pas ndeshjes, Veseli.
 
Rahoveci u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës, pas humbjes së sontme nga Prishtina.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.