DACI: MAKSIMUMIN QË TA FITOJMË SUPERKUPËN
Basketbollistja me përvojë e Bashkimit, Saranda Daci është shprehur optimiste për skuadrën e saj, në finalen ndaj Prishtinës e vlefshme për Superkupën e Kosovës.
Daci ka thënë se skuadra e saj, është shumë e motivuar për këtë sfidë dhe do të japin maksimumin që ta fitojnë ndeshjen.
“Pas kthimit nga gjendja e pandemisë, përgatitjet nuk kanë qenë të lehta, por kemi qenë të motivuara që po rikthehemi pas një kohe të gjatë në fushat e basketbollit. Jemi munduar të përgatitemi maksimalisht, si për gjendjen fizike, po ashtu edhe me gjendjen psiqike, për shkak se është ndeshja e parë e fillimit të edicionit dhe nuk i dihet se cila skuadër do të triumfojë, por ne do të japim maksimumin tonë”, ka thënë Daci për faqen zyrtare të FBK-së.
Ndeshja Bashkimi-Kosovahome Prishtina zhvillohet sot nga ora 14:00 në ‘Karagaçi’ të Pejës dhe transmetohet direkt në Art Sport 3.
Komentet janë të mbyllura.