Basketboll

LUHET EDHE ME VENDORË, PRISHTINA FITUESE E SUPERKUPËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës për edicionin 2020/21 në basketbollin tonë.

Kryeqytetasit kanë mposhtur në një finale tepër interesante dhe dramatike, skuadrën e Bashkimit nga Prizren me rezultat minimal, 74-73.

Qysh në start ndeshja nisi me shumë kujdes nga të dyja ekipet dhe kjo bëri që çereku i parë të mbyllet ngushtë në favor të Prishtinës, 12-11. Ndërsa loja shumë e barabartë mes ekipeve vazhdoi edhe në çerekun e dytë me të dyjat skuadrat që realizuan nga 23 kosha dhe pjesa e parë, përfundoi identike si fillimi i ndeshjes me vetëm një pikë avantazh për Prishtinën, 35-34.

Si për koiqidencë edhe në periodën e tretë të pjesës së dytë, skuadrat luajtën me nga 23 shënime në parket dhe Prishtina mbylli këtë çerek me vetëm 1 pikë avantazh, 58-57. E se çfarë drame e vërtetë ngjau në ”Karagaç” të Pejës, tregon më së miri fakti se edhe çereku i fundit u luajt baraz, pra të dyjat ekipet shënunan nga 16 pikë, pra fitoren Prishtinës sonte i’a solli fitimi i çerekut të parë e normalisht, koshi për dy pikë i Edo Azemit në sekondat e fundit dhe sfida u mbyllë minimalisht në të mirë të Prishtinës, 74-73.

Katër lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Prishtinës sonte: Arian Qallaku me 22 pikë e 7 kërcime, Altin Morina me 19 pikë, 6 kërcime e 6 asiste, Edmond Azemi me 13 pikë dhe Dion Haxhosaj arriti 6 sosh.

Tek Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Musab Mala me 19 pikë, Nikola Vukcevic me 17 pikë, Sean Hoehn me 11 pikë dhe Shaq Carter me 10 sosh.

Me këtë triumf, Prishtina e fitoi Superkupën e Kosovës për këtë edicion me të gjithë lojtarët vendorë dhe me në krye, trajnerin perspektiv, Andin Rashica.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.