RUGOVA: E KEMI MERITUAR FINALEN, BESOJ SE DO TA FITOJMË
Sigal Prishtina dhe Bashkimi do të ballafaqohen të dielën në Pejë në finalen e Reload Superkupës së Kosovës në basketboll.
Bardhekaltrit e kishin fituar edhe edicionin e kaluar këtë trofe dhe do të mundohen të shtojnë edhe një trofe në sirtarin e tyre. Prishtinasit rrugës deri në finale kanë eleminuar Vëllaznimin dhe Rahovecin.
Qendra e Prishtinës, Fisnik Rugova, është optimist para finales. “Ne kemi arritur me meritë në finale. Kemi bërë disa gabime që kanë mundur të na kushtojnë në gjysmëfinale, por në përgjithësi mendoj se e kemi merituar finalen. Do t’i përmirësojmë gabimet dhe do të jemi gati për finale. Bashkimi është përforcuar me lojtarë cilësorë, sidomos në pozitën e fundorit. Besoj që kemi lojtarë potencialë që do ta mbulojnë. Do të jetë një super finale dhe uroj të fitojmë në fund”, ka thënë Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.
Ndeshja Sigal Prishtina-Bashkimi zhvillohet sot nga ora 17:00 në ”Karagaçi” të Pejës dhe transmetohet direkt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.