Basketboll

VËLLAZNIMI TRANSFERON QENDRËN E FUQISHME AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës e ka konfirmuar edhe transferin e tretë të huaj në skuadër për edicionin e ri.

Gjakovarët kanë njoftuar para pak çasteve, në faqen zyrtare të klubit, se kanë arritur marrëveshje me qendrën amerikane, Devante Jackson i cili pritet ti bashkohet skuadrës shumë shpejtë.

Jackson i gjatë 2.06cm, luan në pozitën e qendrës dhe në tre stinorët e fundit është paraqitur për kolegjin amerikan, ”Grambling State University” nga NCAA1 me të cilët kishte mesatare prej, 12.7 pikëve, 5.3 kërcimeve dhe 1.3 asisteve për ndeshje.

Me Jackson numri i të huajve tek Vëllaznimi është rritur në tre, së bashku me Hortman e Council që u zyrtarizuan ditë më parë dhe me këta basketbollistë, skuadra e Vëllaznimit do e nisë edicionin e ri të garave në mesjavë kundër Rahovecit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.