KËTË MESJAVË NISË STINORI I RI NË SUPERLIGËN E KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një pushimi të gjatë prej 7 muajsh, shkaku i përhapjes së pandemisë COVID-19 më në fund gjatë kësaj mesjave pritet të fillojë stinori i ri në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Skuadrat elitare kosovare, që tash e disa javë i kanë filluar përgatitjet për stinorin e ri, do ta nisin edicionin me ndeshje tejet interesante që do të luhen, gjatë kësaj të mërkure dhe të enjte, pra nesër dhe pasnesër.
Xhiro e parë e Superligës së Kosovës, do të hapet në ”Karagaçi” të Pejës, atje ku takohen rivalët e vjetër, Peja – Prishtina që njëherazi llogaritet edhe si derbi i xhiros në basketbollin tonë. Kjo ndeshje, luhet të mërkurën nga ora 19:00.
Ndeshja e dytë e xhiros luhet në ”Mizahir Isma”, ku do të përballen, Rahoveci simpatik e Vëllaznimi i rikthyer në elitë. Me synimin e vetëm të të dyja skuadrave, fitoren. Kjo sfidë që luhet poashtu gjatë së mërkurës, fillon nga ora 19:00.
Ndërsa të enjtën, zhvillohen dy sfidat përmbyllëse të xhiros. Fillimisht nga ora, 17:00 në ”Sezai Surroi” të Prizrenit, takohen dy skuadrat që synojnë sivjet majen e tabelës, Ponte Prizreni dhe Golden Eagle Ylli.
Ndërsa, ndeshja që e përmbyllë xhiron e parë të elitës kosovare, zhvillohet poashtu në Prizren, por ku takohen rivalët e moqëm, Bashkimi dhe Trepça, sfidë kjo që starton nga ora, 19:30.
Të gjitha ndeshjet transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion. Ndërsa rezultatin pas çdo çereku për të gjitha ndeshjet, por edhe raportet finale të tyre mund ti gjeni në portalin e vetëm në mbarë trojet shqiptare, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.