TREPÇA TRANSFERON PLEJMEJKERIN AMERIKAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka kompletuar përsëri ekipin me tre lojtarë të huaj, pas largimit të Tyresse Williford.
‘Xehtarët’ që sivjet janë bërë edhe me kryesi të re të skuadrës, së fundmi kanë afruar në radhët e veta, plejmejkerin amerikan, Kalin Fisher i gjatë 1.88cm dhe që luan në pozitat fundore.
Fisher te Trepça vije, nga Kolegji ”Hampton University Pirates” nga NCAA 1, pjesë e të cilëve ishte në stinorin 2018/19 dhe kishte mesatare prej, 15.8 pikëve, 4.7 kërcimeve, 3.2 asisteve dhe 1.9 topave të vjedhur për ndeshje.
Vlen të ceket se Fisher, veçse ka mbërritur në Mitrovicë dhe i’u është bashkuar klubit të Trepçës në stërvitje e nëse nuk bind me paraqitjet e tij edhe ky mund të largohet nga ‘xehtarët’ sikurse Williford.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.