PEJA E NISË STINORIN ME FITORE, NË DERBIN E VJETËR NDAJ PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka nisur me fitore bindëse, edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës.
Pejanët kanë triumfuar në derbin e xhiros, ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin përfundimtar, 107-86.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, ishte skuadra e Pejës ajo që e diktoi tempon e lojës në këtë sfidë, duke i fituar të katër periodat e ndeshjes(27-20, 26-22, 29-22, 25-22) dhe në fund, fitorja erdhi me plotë meritë, duke bërë kështu që edhe trajneri kroat, Edi Xhelalija të debutojë me fitore në stolin e skuadrës pejane.
Më të dalluarit në këtë fitore të Pejës sonte ishin, Dardan Berisha me 25 pikë, Drilon Hajrizi me 24 pikë, Robert Cartwright me 22 pikë e Amel Kuljuhovic me 16 sosh.
Tek Prishtina s’mjaftuan për fitore, Altin Morina me 28 pikë, Arian Qallaku me 24 pikë, Dion Haxhosaj me 15 pikë e Arian Memeti me 10 sosh.
Në xhiron e ardhshme, Peja përsëri luan si vendase, duke e pritur Rahovecin, ndërsa Sigal Prishtina e pret Trepçën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.