PËRBALLJA E DYTË E MBRËMJES NË ”MIZAHIR ISMA”
Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e dytë e xhiros hapëse të Superligës së Kosovës, zhvillohet poashtu sonte por në një lokacion ndryshe nga ai i pari.
Në Palestrën moderne ”Mizahir Isma” të Rahovecit, ekipi me po të njëjtin emër, Rahoveci i bën konak ekipit të posa-inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës, Vëllaznimit të Gjakovës.
Rahoveci e nisë Superligën, pas eleminimit nga Superkupa në gjysmëfinale nga Sigal Prishtina, ndërsa Vëllaznimi e nisë rrugëtimin në Superligë, pas eleminimit në çerekfinale të Superkupës poashtu nga Sigal Prishtina dhe të dyja skuadrat hyjnë në këtë sfidë me qëllimin e vetëm fitoren, për ta nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri.
Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
Superliga – Java 1
E mërkurë
19:00 Rahoveci- Vëllaznimi
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.