Basketboll

FUND DRAMATIK, BASHKIMI TRIUMFON ‘ME ZOR’ NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka nisur me fitore të vështirë stinorin e ri të Superligës së Kosovës.

‘Portokallinjët’ kanë triumfuar ndaj Trepçës në ndeshjen e fundit të xhiros së parë me rezultat minimal, 73-72.

Ndeshjen më mirë e nisi ekipi i Bashkimit që pas çerekut të parë shkoi në pushim me +12(27-15), por Trepça shpejtë u këndell dhe arriti që ta fitojë bindshëm çerekun e dytë(13-22), duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat tejet të baraspeshuar, 40-37 në të mirë të Bashkimit.

Në periodën e tretë, Trepça hyri me shumë siguri dhe përpos që e fitoi këtë pjesë lojë(15-19) e mori edhe kontrollin e ndeshjes, duke shkuar në pushim me avantazh minimal, 55-56. Në çerekun e fundit, sfida u bë shumë dramatike me skuadrat që kalonin në avantazh, herë njëra e herë tjetra, por që pak më të koncetruar se Trepça u treguan basketbollistët e Bashkimit që fituan periodën vendimtare(18-16) dhe i’u gëzuan fitores me rezultat minimal, 73-72.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sonte: Nikola Vukcevic(22), Shaq Carter(16), Ujkan Kraznezi me double-double(13 pikë, 12 kërcime) dhe Musab Mala(12).

Tek Trepça poashtu s’mjaftuan për fitore, poashtu katër basketbollistë me pikë dyshifrore: Rezervisti, Devin Haygood me 20 pikë, 7 kërcime e me plotë 7 bllokada, Mojeed Ewuosho me 21 pikë, Burim Zekiqi me 14 pikë e Kalin Fisher me 13 sosh.

Xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Yllit, ndërsa Trepça i shkon Sigal Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.