Basketboll

PRISHTINA(F) E NISIN ME FITORE TË THELLË STINORIN E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave e ka nisur në mënyrë perfekte, stinorin e ri në Superligën e Kosovës.

Vashat kryeqytetase kanë mposhtur në udhëtim, ekipin e Trepçës me rezultat të përgjithshëm, 44-74.

Lojtaret më të dalluara në fitoren e Prishtinës sonte ishin, Gentiana Ismaili me triple-double, 20 pikë, 12 kërcime e 12 asiste, si dhe 4 vjedhje topash Diellza Dekaj me 17 pikë, Fjolla Ajeti me 12 pikë e Besjana Martinaj me 11 sosh.

Tek Trepça s’mjaftuan për fitore, Sihana Ramoja me 16 pikë e 8 kërcime dhe Lorena Haxha me 14 pikë, 6 kërcime e 4 asiste.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina luan si vendase ndaj Vëllaznimit, ndërsa Trepça e pret Bashkimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.