Basketboll

DY SKUADRA QË E NISËN ME HUMBJE, HAPIN XHIRON E DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy skuadra që e nisën edicionin e ri të Superligës së Kosovës me humbje, sonte e hapin xhiron e dytë të elitës sonë të basketbollit.

Vëllaznimi i promovuar sivjet në elitë e pret në Gjakovë, skuadrën simpatike të Ponte Prizrenit. Dy skuadra që shpresojnë të shënojnë fitoren e parë, pasi pësuan humbje në javën e parë. Skuadra kuqezi kishte pësuar nga Rahoveci, derisa prizrenasit nga Golden Eagle Ylli.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 2

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Ponte Prizreni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.