PONTE PRIZRENI ARRIN FITORE NDAJ VËLLAZNIMIT ME SHUMË VËSHTIRËSI
Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka arritur fitoren e parë të stinorit të ri në Superligën e Kosovës edhe pse me shumë vështirësi.
Prizrenasit kanë triumfuar me shumë vështirësi, në udhëtim ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat, 88-97.
Ponte Prizreni e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar periodën e parë, 23-31. Ndërsa në të dytën, Vëllaznimi paksa u këndell, duke e fituar çerekun e dytë minimalisht(17-16), por që Ponte Prizreni shkoi në pushim me avantazh të ngushtë, 40-47.
Pjesa e dytë, filloi shumë më mirë për vendasit nga Gjakova, që e fituan çerekun e tretë, 28-21 dhe kjo periodë u mbyllë baraz, 68-68. Ndërsa në çerekun e katërt, basketbollistët e Ponte Prizrenit u treguan më konkretë dhe fituan periodën vendimtare, 20-29, për ta fituar në fund ndeshjen, 88-97.
Basketbollistët më të dalluar në këtë fitore të ngushtë të Ponte Prizrenit sonte ishin, Arti Hajdari me 27 pikë, Josh Martin me 18 pikë, Ty Nichols me 16 pikë, Justin Jones me 14 pikë e Urim Zenelaj me 12 sosh.
Tek Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Chris Hortman me 30 pikë, Cedric Council me 19 pikë, Arion Balluku me 14 pikë e transferi i ri, Devonte Jackson debutoi me 13 sosh.
Në xhiron e ardhshme, Ponte Prizreni e pret Pejën e Vëllaznimi i shkon Bashkimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.