Basketboll

PENZA ARRIN FITOREN E PARË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra pejane, Penza e ka arritur fitoren e parë sezonale në Superligën e femrave.

Vashat pejane në ”Karagaçi” kanë triumfuar ndaj Kastriotit të Ferizajit me rezultat, 85-62.

Basketbollistet më të dalluara në fitoren e Penzës sonte ishin, Valbona Bytyqi me 30 pikë, 14 kërcime, 7 asiste e 5 vjedhje topash, Melita Luci me 23 pikë dhe Tringa Ukaj me 10 sosh.

Tek Kastrioti s’mjaftuan për fitore, Agnesa Rrahmani me 23 pikë e Alexander Amani me 18 sosh.

Në xhiron e ardhshme, Penza i shkon Vëllaznimit e Kastrioti e pret Trepçën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.