VASHAT E BASHKIMIT, VAZHDOJNË BINDSHËM NË STINORIN E RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, ka vazhduar me fitore në stinorin e ri të Superligës.
Prizrenaset kanë arritur fitore tejet të vlefshme, si mysafire të Trepçës në Mitrovicë me rezultat, 60-96.
Gjashtë lojtare arritën pikë dyshifrore në fitoren e prizrenaseve sonte: Lejzae Davidson(23), Jaleesa Avery(19), Saranda Daci(14), Arbnore Përçuku(11) e Jeta Zeka & Sara Vraniqi(10).
Tek Trepça me lojë të mirë u dalluan, Sihana Ramoja me 19 pikë e Ervala Shabani me 17 pikë.
Bashkimi me këtë fitore mbetet i vetëm në krye të tabelës në Superligën femërore dhe në xhiron e ardhshme e luan derbin ndaj Prishtinës në Prizren, ndërsa Trepça i shkon Kastriotit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.