EDON MAXHUNI SHKËLQEN NË FITOREN E ”PARNU” NË LIGËN BALTIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni po vazhdon të shkëlqejë në Ligën Baltike, mes Estonisë dhe Letonisë me ekipin e tij.
Maxhuni i rikthyer dje nga lëndimi në ndeshjes e sontme përballë skuadrës, ”Tallinna Kalev” në Ligën Baltike ka shkëlqyer me paraqitje, ku për 30 minuta lojë ka realizuar plotë 28 pikë, ka pasur 5 asiste dhe 1 kërcim e 1 vjedhje topi.
Sigurisht që Edoni si koshashënuesi më i mirë i skuadrës sonte, ishte më meritori pse ”Parnu”, ka arritur fitore të ngushtë, 98-92, por shumë të vlefshme, falë performancës së Edonit.
Ditë më parë, basketbollisti me prejardhje nga Mitrovica e Kosovës, ishte futur poashtu në pesëshen e javës në Ligën Baltike dhe e njëjta pritet të ndodhë edhe këtë xhiro, sepse djaloshi kosovar është duke u bërë lider i padiskutueshëm i një skuadre të respektuar sikurse ”Parnu”.
Të kujtojmë se Edoni grumbullohet rregullisht edhe me Kombëtaren e Finlandës dhe pikërisht së fundmi është përzgjedhur përsëri nga selektori i ekipit kombëtar të finlandezëve, për ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ku ata do të ndeshen me ekipin e Serbisë dhe Gjeorgjisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.