Basketboll

PEJA TRIUMFON EDHE NË PRIZREN, TASH E VETME NË KRYE TË TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi i Pejës e ka arritur edhe fitoren e tretë me radhë në stinorin e ri të Prince Caffe Superligës së Kosovës në Basketboll.

Pejanët kanë triumfuar në udhëtimin e tyre në Prizren, ndaj ekipit të Ponte Prizrenit me rezultat të përgjithshëm, 74-90.

Që në start, Peja e nisi më mirë se vendasit ndeshjen, duke i fituar dy periodat fillestare të lojës(23-30, 13-16) dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me +10(36-46). Në pjesën e dytë, konkretisht në çerekun e tretë, Ponte Prizreni riktheu gjithçka në favor të vetin, duke e fituar këtë periodë bindshëm(28-16) dhe çerekun e katërt e nisi me avantazh dy pikësh, 64-62. Në çerekun e fundit dhe vendimtar, Peja përsëri riktheu lojën e mirë dhe arriti të rikthejë rezultatin në favorin e vet dhe duke e fituar në fund ndeshjen me meritë, 74-90.

Pesë lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e pejanëve sonte: Amel Kuljuhoviç(21), Dardan Berisha(16), Marko Peroviç e Drilon Hajrizi(14) dhe Robert Cartwright(12).

Tek Ponte Prizreni s’mjaftuan për fitore, Ty Nichols e Arti Hajdari me nga 19 pikë dhe Urim Zenelaj me 16 sosh.

Pas xhiros së tretë, Peja i prinë bindshëm renditjes tabelare me 3 fitore nga po aq ndeshje të zhvillluara, ndërsa Ponte Prizreni tash ka dy disfata e një fitore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.