Prishtinë(AsistiOnline) – Pa mëdyshje që dy ikona të klubit basketbollistik, Trepça janë pikërisht edhe dy mitrovicasit e dëshmuar ndër vite në basketbollin e Kosovës, Artan Mehmeti e Eroll Pepiqi.
Ish-basketbollisti dhe ikona mitrovicase, Artan Mehmeti që tash merret me formimin e gjeneratave të reja, si udhëheqës i një shkolle të basketbollit tejet të suksesshme në Mitrovicë, sot ka publikuar një fotografi me ish-basketbollistin dhe veteranin tjetër të Trepçës, Eroll Pepiqin, për të cilin ka ‘thurur’ fjalë të mëdha.
”Me Eroll Pepiqin shuterin më të mirë që ka pas Mitrovica… ![]()
”, ka shkruajtur Mehmeti në llogarinë e tij në Facebook.
Vlen të ceket, se edhe Mehmeti edhe Pepiqi, përpos që ishin sportistë të dëshmuar në basketbollin e Kosovës, shquheshin mbi të gjitha për virytete e larta njerëzore që posedonin dhe të tillë mbesin edhe tash.
/AsistiOnline.com/




