Basketboll

VËLLAZNIMI ARRIN FITOREN E PARË NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës e ka arritur fitoren e parë në Superligë sonte.

Gjakovarët kanë arritur të triumfojnë, si mysafirë të Bashkimit në Prizren me rezultatin final të ndeshjes, 72-76.

Ndeshja që nga fillimi e deri në sekondat e fundit, ishte tepër interesante me sa njërën e sa tjetrën skuadër që fitonin avantazhin, ku në dy periodat e para ishte më i mirë Bashkimi me vetëm nga një pikë avantazh, për çerek(18-17, 24-23), ndërsa pjesa e dytë e ndeshjes i takoi Vëllaznimit, që poashtu i fitoi ngushtë dy periodat e fundit(17-18, 13-18), por që në fund arriti fitore të merituar, sidomos falë kërcimeve dhe shënimeve vendimtare të kapitenit, Driton Rraci.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Vëllaznimit sonte, Cedric Council me double-double 20 pikë e 13 kërcime, Chris Hortman me 19 pikë e 9 kërcime, Devonte Jackson me 14 pikë e 8 kërcime dhe kapiteni Driton Rraci që realizoi 11 pikë e 7 kërcime.

Tek Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Sean Hoehn me 19 pikë, Nikolla Vukcevic me 16 pikë, Shaq Carter me 15 pikë e Musab Mala me 11 sosh.

Tash të dyja ekipet, kanë nga një fitore e dy disfata në këtë fillim-stinori të Superligës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.