AS PRISHTINA VAZHDON ME FITORE NË LIGËN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, As Prishtina e ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në stinorin e ri të Ligës së parë.
Ekipi i drejtuar nga Valentin Spaqi, ka triumfuar bindshëm, sot ndaj rivalit lokal Prishtina e Re me shifrat finale, 76-111.
Skuadra e Prishtinës së Re në fakt e nisi më mirë ndeshjen, kur e fitoi çerekun e parë, 22-19, por kjo ishte e gjitha çfarë pamë nga lojtarët e Albert Sylejmanit, pasiqë ekipi i As Prishtinës në vazhdim e mori kontrollin e ndeshjes(16-37, 18-24, 20-31) dhe me meritë triumfuan në fund.
Rron Kurti me 30 pikë, Dardan Sejdiu me 20 pikë, Albatrit Berisha me 16 pikë, Zani Prelvukaj me 11 pikë e Vegim Rrahmani me 10 sosh, u dalluan në këtë fitore të Asit sonte.
Tek Prishtina e Re s’mjaftuan për fitore, Art Islamaj me 21 pikë e Luftim Cikaqi me 16 sosh.
As Prishtina arriti triumfin e dytë, nga po aq ndeshje sivjet në Ligën e parë dhe i prinë renditjes tabelare. Ndërsa, Prishtina e Re, mbetet pa fitore, ku nga dy ndeshje, ka po aq humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.