Basketboll

PONTE PRIZRENI REAGON PËR ANULIMIN E NDESHJEVE TË FUNDJAVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit ka reaguar pas vendimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, për ta anuluar xhiron e katërt të elitës kosovare e paraparë të zhvillohej për vikend.

Në reagimin e lëshuar çaste më parë, thuhet se Ponte Prizreni me shqetësim të madh e ka pranuar lajmin për mbylljen e aktiviteteve sportive gjatë këtij vikendi, duke theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të analizojë me kujdes se nga ku po bartet virusi e jo ti mbyllë klubet sportive, sidomos ato baskebtollistike që i kanë respektuar rregullat anti -COVID-19 maksimalisht.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

REAGIM ME SHKAS NDAJ – QEVERISË SË REPUBLIKËS KOSOVËS DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË!
KB PONTE PRIZRENI me shqetësim të madh e ka pranuar lajmin mbi mbylljen e aktiviteteve sportive gjatë këtij uikendi, për të vazhduar ato në fillim të javës që vjen.
Qeveria e Kosovës respektivisht Ministria e shëndetësis duhet të analizojnë mirë ku të bëhet mbyllja apo ku është burimi i infeksionit.
Komuniteti sportiv apo basketbolli ka kryer gjitha paramasat për respektim të rekomandimeve të IKSHP dhe MSH për rikthimin në fushat e basketbollit.
Janë zhvilluar mbi 40 ndeshje zyrtare, dhe nga gjitha këto aktivitete nuk e kemi asnjë rast pozitiv , njëherit nëpër palestra kemi ofruar dezinfektues, numri 50 i pjesëmarrësve nuk është tejkaluar, temperatura për gjithë akterët është matur etj.
Të dashurë udhëheqës shtetërorë, i nderuari ministër z.Zemaj, me vendimin e juaj të fundit të jeni të vetëdijshëm që jeni shteti nr.1 në botë që e ndaloni sportin.
Virusi është ku do në botë, Europë, Azi , Amerikë etj. Por sporti është duke u zhvilluar në gjithë globin (përfshirë disa shtetet me shikues).
?? Franca është shteti nr.1 në Evropë apo vendi numër 4 në ? sa i përket rasteve me covid19 por ky shtet gjithë aktivitetin sportiv nuk e ka ndalur për asnjë mënyrë. Të njejtën praktikë janë duke e bërë edhe shtetet fqinje (Shtetet Ballkanik) duke pasur 3/4 herë më shumë raste në dallim nga ne.
Me si klube të Superligës , jemi nën obligime dhe çdo veprim që e bëjmë është në hartim me strategjin e klubit që si bazë e kemi vitin kalendarik, si kontratat, pagat , etj.
Një devijim kalendarik mund ta shuajë një klub.
Ju lutemi që në vendimet e ardhshme sportin të mos e apostrofoni si burim infekcioni, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm për rrezikun e pandemisë , por gjithmonë me masa e paramasa do dalim me sukses.
Me shpresë që ky reagim do jetë i fundit ndaj Qeverisë , IKSHP, dhe MSH të gjithë qytetarëve të Kosovës i dëshirojmë shëndet dhe ju lusim për respektimin e masave që të gjithë të vazhdojmë ashtu si ishim deri dje.
Me respekt, bordi i KB PONTE PRIZRENI, Prizren 06.11.2020”, thuhet tutje në njoftim.

Komentet janë të mbyllura.