REALI I BËN ‘NDER’ BARÇËS, MPOSHT ZALGIRISN
Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi e ka arritur një fitore me shumë vlerë në kuadër të xhiros së 7-të në Euroligë.
‘Los Blancos’ kanë triumfuar në udhëtim tek Zalgirisi, 90-93, duke i’a bërë kështu një lloj ‘nderi Barcelonës e cila me humbjen e lituanezëve sonte, është lidere e re e Euroligës.
Më të merituar në fitoren e Realit sonte ishin, Walter Tavares me 22 pikë e 12 kërcime dhe Facundo Campazzo me 19 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër tek Zalgirisi s’mjaftuan për fitore, Thomas Walkup me 19 pikë e Marius Grigonis me 17 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.