SONTE SUPER-NDESHJA NË SUPERLIGËN E FEMRAVE
Sonte do të zhvillohet ndeshja kryesore në Superligën e Femrave, ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës.
Këto dy skuadra kanë dominuar në vitet e fundit në basketbollin e femrave dhe përballjet mes tyre gjithmonë kanë qenë interesante.
Së fundi u takuan në finale të Superkupës, ku Bashkimi fitoi me rezultat 75:72. Ndërsa në ligë, vashat prizrenase deri tani kanë dy fitore në dy ndeshje në këtë edicion, kurse ato prishtinase një fitore dhe një humbje.
Takimi i së premtes mbrëma pritet të jetë shumë interesant dhe vlen të ceket se transmetohet direkt në Art Sport 2.
Ndërkohë, të shtunën do të zhvillohen dy përballje. Kastrioti do të përballet me Trepçën, dy skuadrat e vetme që nuk kanë shënuar asnjë fitore në këtë edicion.
Në sfidën e fundit Vëllaznimi që ka dy fitore do të ndeshet me Penzën, që ka një fitore dhe një humbje. Skuadra kuqezi ka mundur Kastriotin dhe Kosovahome Prishtinën, duke treguar se, është një nga skuadrat më të forta në këtë edicion.
Superliga e Femrave – Java 3
E premte
20:30 Bashkimi – Kosovahome Prishtina
E shtunë
11:00 Kastrioti – Trepça
17:00 Vëllaznimi – Penza
Komentet janë të mbyllura.