Basketboll

ALARMANTE: BASKETBOLLISTËT KOSOVARË KËRCËNOJNË ME MOS-PRANIMIN E FTESËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistët kosovarë e kanë pritur me shqetësim të madh, lajmin për pezullimin e aktiviteteve sportive në vendin tonë.

Në një reagim të përbashkët të tyre, thuhet se komuniteti sportiv e në veçanti basketbolli i ka përfillur të gjitha rekomandimet e dalura nga IKSHP-ja dhe MSH-ja për rikthimin në fushat e basketbollit dhe vendimi për pezullim është totalisht i pa pranueshëm dhe si i tillë duhet të rishqyrtohet sa më shpejtë të jetë e mundur, përndryshe do të detyrohen të veprojnë ndryshe.

Basketbollistët kosovarë, kanë shkuar aq larg saqë kanë kërcënuar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, asnjëri nga ta nuk do ta pranojnë ftesën e Përfaqësueses së Kosovës për lojërat e nëntorit.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i basketbollistëve kosovarë:

”REAGIM ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e aktiviteteve sportive!
Ne basketbollistët e kemi marrë me shumë shqetësim lajmin për ripezullimin e aktiviteteve sportive duke pasur parasyshë se që nga fillimi komuniteti sportiv i ka përfillur të gjitha rekomandimet e dala nga IKSHP dhe MSH për rikthimin në fushat e basketbollit. Është matur tepertatura, janë përdorur dezinfektusit, nuk është tejkaluar numri i pjesmarrësve etj, duke mos harruar faktin se stërvitjet sidhe ndeshjet zhvillohen në salla të mëdha ku kubatura e ajrit është shumë e madhe. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër janë zhvilluar mbi 40 ndeshje zyrtare dhe nga të gjitha këto ndeshje dhe aktivitetet shoqëruese nuk është qoftë as edhe një rast pozitiv me covid-19.
Të dashur udhëheqës shtertërorë, shpresoj që jëni të vetëdijshëm që me vendimin tuaj të mëparshëm për pezullimin e aktivitetit basketbollisitik në mars si dhe këtij të fundit të gjithë basketbollistët janë privuar nga pagat e tyre që nga marsi dhe për gjithë këto 8 muaj nuk ka ardhur asnjë përkrahje materiale apo të paktën morale nga qeveria, Ministria e Sportit, KOK, apo FBK.Si lojatrë profesionist që jemi me këtë profesion mbajmë familjet dhe është për qudi se si askujt nuk i shkoj në mend për 8 muaj për krenarinë e shtetit sportistët, për gjendjen financiare dhe emocionale.Edhe pse në shkurt këta lojtar ishin krenaria e Kosovës me sukseset e treguara me përfaqësuesen e Kosovës, fatkeqësisht shumë shpejt u harruan nga qeveria, ministria dhe të gjithë me radhë.
Ne, të gjithë basketbollistët e Kosovës, pa dëshirën tonë por të nxitur nga neglizhenca dhe injorimi total nga qeveria, KOK, dhe FBK kemi vendosur që në rast se qeveria nuk e rishqyrton vendimin për pezullimin e aktiviteteve sportive dhe në veçanti ati basketbollistik nuk do ti përgjigjemi ftesës së përfaqësueses së Kosovës në lojërat e nëntorit. Ne ju bëjmë thirrje dardanëve dhe të gjitha tifo grupeve kosovare që të na përkrahin dhe të na mundësojnë të shkruajmë historinë me kualifikimin në Kampionatin Evropian 2023, ku dihet që jemi lider i grupit.
Luteni të na mirëkuptoni dhe kërkojmë ta trajtoni me seriozitet kërkesën tonë”.
Ju faleminderit,
Basketbollistët e Kosovës

Komentet janë të mbyllura.