KLUBET ELITARE KOSOVARE, KËRKOJNË ANULIMIN E VENDIMIT QË I PRIVON NGA NDESHJET E VIKENDIT
Nuk ka vonuar shumë dhe një mori ankesa, kryesisht nga klubet e Superligës së meshkujve, jane publikuar në llogaritë e tyre zyrtare në Facebook, shkruan AsistiOnline.com.
Klubet që zyrtarisht kanë reaguar sa i përket këtij vendimi të FBK-së janë: Ponte Prizreni, Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Peja, Trepça, Vëllaznimi dhe KBF Bashkimi, por sipas informacioneve të sigurta që posedon AsistiOnline.com nga burimet në teren, pothuajse të gjitha klubet kosovare kanë qene të pakënaqura me vendimin e Qeverisë së Kosovës, që të ndalohen aktivitetet sportive, sepse që të gjitha ju janë përmbajtur maksimalisht dhe në përpikmëri manualeve të lëshuara nga institucionet shëndetësore për mbrojtje nga pandemia.
Komentet janë të mbyllura.