FATON JETULLAHU ARRIN FITOREN E PARË TË STINORIT ME EKIPIN GJERMAN
Prishtinë(AstistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Mitrovica, Faton Jetullahu e ka arritur fitoren e parë të stinorit me skuadrën gjermane, ”Iserlohn Kangaroos”.
Jetullahu dhe skuadra e ”Iserlohn” që bëjnë gara në Pro B – League të Gjermanisë, kanë arritur fitoren e parë të stinorit dhe tash kanë bilanc prej 1 fitore e 3 humbje.
Në përballjen e ”Iserlohn” që mposhtën ekipin e ”Schwelm” me rezultat të ngushtë, 85-83, Jetullahi qëndroi për 17 minuta në parket dhe arriti të realizojë, 5 pikë, 4 kërcime, 2 asiste dhe 2 vjedhje topash.
Sigurisht që basketbollisti, Faton Jetullahu, mund të jetë opsion tejet i mirë, për tu provuar edhe në Përfaqësuesen e Kosovës në të ardhmen dhe selektori i Kosovës së bashku me drejtorin e Përfaqësueses, Granit Rugova, mund të hulumtojnë për të.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.