DRITA ARRIN FITOREN E PARË, ME SHUMË TELASHE NDAJ NEW BASKETIT
Prishtinë(AsistiOnline) – RC Cola Drita e ka arritur fitoren e parë të stinorit të ri në Ligën e parë.
Gjilanasit e prirë nga Gyltekin Selimi në Palestrën e Sporteve ”Bashkim Selishta”, kanë triumfuar me shumë mund, ndaj skuadrës prizrenase ”New Basket” me rezultatin final, 72-67.
Ndeshja ishte tejet e baraspeshuar me të gjitha periodat e ndeshjes që u luajtën ngushtë(20-17, 15-17, 22-19, 15-14), por falë përvojës më të madhe të lojtarëve të Dritës, fitorja mbeti në Gjilan për vendasit.
Qëndrim Demi e Bardh Jakupi me nga 17 pikë, Erhan Sholla e Rinor Ahmeti me nga 12 pikë, si dhe Gent Shala me 10 sosh, u dalluan në këtë fitore shumë të vlefshme të Dritës.
Tek New Basket s’mjaftuan për fitore, Bardhi Rexha me double-double, 27 pikë, 13 kërcime, Hajriz Hazeri me 16 pikë dhe Enes Huduti me 9 sosh.
Në xhiron e radhës, Drita i shkon Lipjanit e New Basketi e pret në Prizren, Prishtinën e Re.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.