Basketboll

BASHKIMI FITON DERBIN NDAJ PRISHTINËS NË SUPERLIGËN E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së tretë në Superligën e femrave ndaj Prishtinës.

Vashat prizrenase kanë mposhtur Prishtinën në ”Sezai Surroi” me rezultat të përgjithshëm, 81-66.

Perioda e parë i takoi skuadrës mysafire nga Prishtina(20-25), por që më pas vendaset e prira nga Fabian Gjuka e rimorrën kontrollin e ndeshjes(24-11, 16-14, 21-16) dhe deri në fund, arritën fitore të merituar, 81-66.

Lojtaret më të dalluara në fitoren e Bashkimit sonte ishin, Saranda Daci me 24 pikë e 11 kërcime, Lejzae Davidson luajti me 16 pikë e Jaleesa Avery shtoi 14 sosh.

Tek Prishtina u dalluan, Era Shatri me 19 pikë, Enisa Kamerolli me 17 pikë, Besjana Martinaj me 13 pikë e Diellza Dekaj me 10 sosh.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.