Basketboll

EKSKLUZIVE: SHTYHET NDESHJA, PRISHTINA-YLLI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës e paraparë të luhet sonte, Prishtina-Golden Eagle Ylli, është shtyer për një termin tjetër.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, tek skuadra e Prishtinës ka lojtarë të infektuar me covid-19 dhe për këtë shkak, kjo ndeshje e paraparë të luhet sonte nga ora 19:00, është shtyer për një termin tjetër.

Të kujtojmë se edhe ndeshja, Peja-Bashkimi, e vlefshme për këtë xhiro, është shtyer pikërisht shkaku i paraqitjes së covid-19 tek disa lojtarë të Pejës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.