RAHOVECI TRIUMFON NË PRIZREN, BËHET LIDER I RI I SUPERLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Rahoveci e ka arritur një fitore dramatike, por tejet të vlefshme ndaj Bashkimit në kuadër të xhiros së 5-të në elitën e basketbollit kosovar.
”Vreshtarët” kanë triumfuar në udhëtim tek Bashkimi i Prizrenit me rezultat të ngushtë, 87-89.
Rahoveci e nisi më mirë se Bashkimi këtë duel, duke i fituar dy periodat e para të ndeshjes(13-23, 22-26), por vendasit në pjesën e dytë u këndellën dhe arritën që fillimisht ta fitojnë çerekun e tretë(25-23), ndërsa në të fundit e ngushtuan rezultatin në maksimum, duke tentuar edhe fitoren, 10 sekonda pa përfunduar ndeshja me tentimin për 3 pikë të Ujkan Karanezit e i cili ishte i pasaktë dhe fitorja dramatike në fund i takoi Rahovecit me rezultat minimal.
Basketbollistët më të dalluar në këtë duel për Rahovecin sonte ishin, Isaiah Traylor me 28 pikë, 10 kërcime e 8 asiste, Alban Veseli me 25 pikë dhe Marvin Jones me 19 pikë.
Tek Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Nikolla Vukcevic me 32 pikë e Sean Hoehn me 16 sosh.
Me këtë fitore, Rahoveci bëhet lider i përkohshëm i Superligës me 8 pikë, 3 fitore e 2 humbje. Ndërsa, Bashkimi mbetet në pozitën e 6-të me po aq pikë dhe pëson disfatën e tretë, karshi vetëm një fitore.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.