Prishtinë(AsistiOnline) – Pas disa ditësh pritje më në fund, kanë dalur rezultatet e testimit për COVID-19 tek skuadra e Pejës.
Klubi ka njoftuar para pak çasteve, se pas pranimit të rezultateve janë 5 basketbollistë që janë testuar pozitivisht, si dhe disa anëtarë të stafit teknik e për këta të fundit, nuk është cekur numri i saktë i të infektuarve.
”
Pas rezultateve te testimeve per COVID-19, ne ekipen tone fatkeqsisht jane te infektuar 5 basketbolliste dhe disa antare te stafit teknik. Ekipa do respektoj gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-se deri ne sherimin e plote te gjithe lojtareve dhe stafit”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane.
Të kujtojmë se dy ndeshjet e fundit të Pejës në Superligën e Kosovës, janë shtyer me vendim të FBK-së, për shkak të dyshimeve për të prekur me covid-19.