14 MINUTA FANTASTIKE PËR KENAN SPAHIUN, NË HUMBJEN E FENERIT NË EUROLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe sonte e ka pësuar edhe humbjen e dytë rresht dhe të katërtën në total në stinorin e ri të Euroligës.
Skuadra spanjolle, Baskonia ka arritur të mposhtë si vendase, ekipin e Fenerbahçes sonte me rezultat tejet bindës, 86-68.
Tek Feneri në këtë duel me paraqitje shumë të mirë u dallua, basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Kenan Spahiu që ishte lojtari i dytë për nga shënimet në ekip, pas Jan Veseley që realizoi 15 pikë, Kenani sonte për 14 minuta lojë, realizoi 11 pikë, pati 2 vjedhje topash e 1 asist.
Ndërsa në këtë fitore tejet të vlefshme, për Baskonian spikatën, Alec Peters me 23 pikë dhe Rokas Giedraitis me 19 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.