Basketboll

FITORJA E KATËRT RADHAZI PËR ‘LOS BLANCOS’

Prishtinë(Asistionline) – Pas një starti jo të mirë që e pati në fillim të stinorit, Real Madridi sonte e arriti edhe fitoren e katërt radhazi në Euroligë.

Ekipi i Pablo Lassos, sonte arriti fitore në shtëpi, përballë Maccabi Tel Avivit me rezultat tejet bindës, 79-63 dhe kështu e konfirmon formën e mirë që po e shoqëron në dy javët e fundit, ekipin nga kryeqyteti spanjoll.

Gabriel Deck me 16 pikë e Anthony Randolph me 15 të tjera, ishin më të spikaturit në fitoren e sontme të Realit.

Tek Maccabi s’mjaftuan për fitore, Scottie Wilbekin me 18 pikë e Ante Zizic me 14 sosh.

Me këtë fitore, Reali tash pozicionohet në vendin e 6 në tabelë, ndërsa Maccabi në pozitën e 14.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.