Basketboll

CSKA-JA ME FITOREN E PESTË RADHAZI, TRIUMFON EDHE NË MYNIH

Prishtinë(AsistiOnline) – CSKA Moska sonte e ka fituar edhe përballjen e pestë rresht në kuadër të Euroligës.

Ekipi rus triumfoi sonte në një udhëtim tejet të vështirë, tek Bayerni i Mynihut me rezultat, 81-89.

Lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje tejet të vështirë për moskevitët ishin, i zakonshmi Mike James me 25 pikë dhe Nikola Milutinov me 18 pikë.

Tek Bayerni u dalluan, Wade Baldwin me 19 pikë e Jalen Reynolds me 18 pikë , por që s’mjaftuan për fitore.

Edhe përkundër fitores së CSKA-së, Bayerni mbetet mbi rusët në pozitën e dytë, së paku deri nesër, kur luhen sfidat e tjera të xhiros. E këta të fundit, gjenden në pozitën e tretë, me po aq fitore e humbje sa Bayerni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.