Basketboll

BASHKIMI DËRRMON VËLLAZNIMIN, MBETET I VETËM NË KRYE TË TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e xhiros së pestë, ndërmjet Vëllaznimit e Bashkimit që ishte cilësuar edhe si derbi i javës në Superligën e femrave, ju ka takuar me plotë meritë vashave prizrenase.

Vajzat e Bashkimit kanë triumfuar në ”Shani Nushi” të Gjakovës, ndaj Vëllaznimit me rezultat të përgjithshëm të ndeshjes, 66-99.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, pjesa e parë e sfidës ishte më e baraspeshuar, me Bashkimin që shkoi në pushimin mes pjesëve, me 10 pikë diferencë, 38-48. Ndërsa në pjesën e dytë, ekipi mysafir e mori krejtësisht kontrollin e ndeshjes dhe në fund arriti fitore të merituar.

Gjashtë basketbolliste arritën pikë dyshfrore në fitoren e Bashkimit sonte, Saranda Daci me double-double monstruoz(29pk, 31krc, 5ast, 7bll), Arbnore Përçuku(15), Lejzae Davidson(13), Jeta Zeka(12), Jaleesa Avery(10), Sara Vraniqi(10).

Tek Vëllaznimi me lojë të mirë u dalluan, Sarah Mgbeike me 25 pikë, Raven Baker me 24 pikë e Diellza Leti me 11 sosh.

Tash Bashkimi mbetet i vetmuar në krye të tabelës me 10 pikë, 5 ndeshje, 5 fitore. Ndërsa, Vëllaznimi gjendet në pozitën e dytë me 9 pikë, 4 fitore e 1 disfatë.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.