Basketboll

AS PRISHTINA VAZHDON ME BILANC PERFEKT NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina e ka vazhduar edhe sot formën perfekte në stinorin e ri të Ligës së parë.

Ekipi që drejtohet nga Valentin Spaqi, ka mposhtur në Prishtinë, Feronikelin e Blerim Krasniqit me rezultat të ngushtë, 89-84.

Basketbollistët më të dalluar në fitoren e Asit sonte ishin, Dardan Sejdiu me 21 pikë, Alban Latifaj me 17 pikë, Don Polloshka me 15 pikë e Rron Kurti me 13 pikë.

Tek Nikli s’mjaftuan për fitore, Engjull Sollova me 28 pikë, 10 asiste e 9 kërcime, Endrit Ibrahimi me 23 pikë, Albin Rexhepi me 14 pikë e Fisnik Hoti me 10 sosh.

Me këtë fitore, As Prishtina ngritet në pozitën e parë në tabelë me 5 fitore nga po aq ndeshje të luajtura. Ndërsa, Feronikeli mbetet në pozitën e parafundit me 3 humbje e 1 fitore dhe minus një ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.