LISTA E NGUSHTË E KOSOVËS, KUNDËR SLLOVAKISË DHE ISLANDËS
Kombëtarja e Kosovës në basketboll të hënën në ora 15:00 do të udhëtojë për në Vjenë, prej nga më pas do të niset për në Bratislavë të Sllovakisë në “Bubble” të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Stërvitjet do t’i zhvillojë nga data 24 Nëntor, në ditën në të cilën i gjithë delegacioni do të testohet për herë të tretë, pas dy herëve që janë testuar në Prishtinë më 16 dhe 21 Nëntor, gjithnjë duke u bazuar në protokollin e FIBA-s për Covid-19.
Kosova do të përballet me Sllovakinë më 26 Nëntor, derisa dy ditë më vonë (28 Nëntor) përballet me Islandën.
Dardanët janë liderë të grupit, ku në muajin shkurt të këtij viti, shënuan fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut.
Lista e ngushtë e lojtarëve që janë përzgjedhur nga Christos Marmarinos:
Drilon Hajrizi – Kapiten;
Edmond Azemi
Alban Veseli
Altin Morina
Arian Qallaku
Musab Mala
Mikaile Tmusiq
Urim Zenelaj
Leonard Mekaj
Erjon Kastrati
Fisnik Rugova
Valon Bunjaku
Meriton Ismaili.
Komentet janë të mbyllura.