ISTOGU ARRIN FITOREN E KATËRT TË STINORIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Istogut e ka fituar përballjen e xhiros së gjashtë ndaj Megasports në Ligën e parë.
Istogasit kanë arritur të mposhtin në shtëpi, skuadrën prizrenase, Megasports me rezultat, 86-57.
Individët më të dalluar në këtë fitore për Istogun sonte ishin, Labinot Kelmendi me 17 pikë, Diamant Shabani me double-double, 15 pikë, 21 kërcime e 7 asiste, Dardan Maxharraj me 12 pikë e Mirlind Zekaj me 10 sosh.
Tek Megasports s’mjaftuan për fitore, Ensar Muriqi me 17 pikë, Bleonis Tanushi me 12 pikë e Ardit Osmani me 11 sosh.
Pas xhiros së gjashtë, Istogu renditet në pozitën e katërt me 9 pikë, 4 fitore e 1 humbje si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa, Megasports gjenden në pozitën e gjashtë me 8 pikë, 2 fitore e 4 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.